mostër
Appearance
MOSTËR f.
- 1. Pjesë e vogël prej diçkaje (prej një lënde, prej një cohe, prej një malli etj.) që e nxjerrim a e marrim për t'ia treguar dikujt, me qëllim që ai të njohë cilësitë e gjithë lëndës, të cohës, të mallit etj. pjesë e tillë që e zgjedhim për ta analizuar, për ta studiuar etj.; gjedhe. Mostër drithi (duhani). Mostra stofi (basmash, mëndafshi). Mostër gjaku. Mostër minerali. Mostër e truallit të Hënës. Nxjerr mostra. U tregoi (u dërgoi) mostrat. Mallrat u përgjigjen mostrave mallrat janë njësoj si mostrat.
- 2. Figurë, vizatim, send etj. që e marrim si gjedhe për të bërë edhe një tjetër a disa të tjerë. Mostër e bukur. Mostër jastëku (qilimi, qëndisme). Nxjerr mostrën. Ia dha për mostër.