Jump to content

mosparaqitje

Nga Wiktionary

MOSPARAQITJE f.

  • 1. Mungesë e paraqitjes së dikujt në vendin a në kohën e caktuar, mosardhje. Mosparaqitja e nxënësve (e dëshmitarëve). Mosparaqitja në punë (në detyrë, në provim). Mosparaqitja në vendin (në kohën) e caktuar. Mosparaqitje pa arsye. Në rast mosparaqitjeje...
  • 2. Mungesë e parashtrimit a e dorëzimit të diçkaje që duhet paraqitur përpara dikujt a i duhet treguar dikujt. Mosparaqitja e dokumentit (e letërnjoftimit). Mosparaqitja e kërkesave. Mosparaqitja e fletëhyrjes (e fletëdaljes) së mallrave.