mospajtim
Appearance
MOSPAJTIM m.
- 1. Mungesë pajtimi me dikë, mospranim i pajtimit. Mospajtimi i tyre për një kohë të gjatë. Mospajtimi me armikun.
- 2. Mospranimi i diçkaje ashtu siç është, kundërshtimi i dikujt a i diçkaje, mospërputhja me të dhe lufta që i bëjmë. Mospajtimi me botën e vjetër (me ideologjinë e huaj, me shtypjen, me shfrytëzimin). Mospajtimi me mendimet (me qëllimet, me kërkesat, me të metat, me sjelljen, me qëndrimin) e dikujt.
- 3. Mospërputhje e dy a më shumë gjërave, anëve, tipareve etj. Mospajtim mendimesh (pikëpamjesh, qëllimesh, kërkesash). Mospajtimi i fjalëve me veprat. Mospajtimi i formës me përmbajtjen.