morfologji

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MORFOLOGJI f.

  • 1. spec. Trajta e jashtme dhe ndërtimi i diçkaje, mënyra si lidhen ndërmjet tyre pjesët përbërëse të saj; shkenca që studion trajtën dhe ndërtimin e brendshëm të diçkaje. Morfologjia e tokës. gjeol. Morfologjia e njeriut (e kafshëve). anat. Morfologjia e organeve të trupit. anat. Morfologjia e lumenjve. gjeogr. Morfologjia e veshjeve popullore (e muzikës popullore). etnogr. Morfologjia e mineralit. min. Ndryshoi morfologjinë. Njoh morfologjinë e diçkaje.
  • 2. gjuh. Pjesë e gramatikës, që merret me studimin e trajtave të fjalëve, si edhe të kategorive gramatikore të tyre; sistemi i trajtave të fjalëve të një gjuhe. Morfologjia e gjuhës shqipe. Morfologjia dhe sintaksa.
  • 3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Morfologjia për shkollat tetëvjeçare. Mori dhjetë në morfologji.