montoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MONTOJ kal.

  • 1. Bashkoj duke i lidhur a duke i mbërthyer pjesët e veçanta të një makine, të një pajisjeje, të një aparati etj. për ta vënë në punë, ngre me këmbë; mbërthej. Montoj makinën. Montojnë radio (televizorë). Montojnë uzina (fabrika). Montuan kullën e shpimit.
  • 2. spec. Zgjedh dhe i bashkoj në një të vetme pjesët e diçkaje sipas një kriteri a një qëllimi të caktuar; i jap trajtën përfundimtare një filmi, duke ngjitur pjesët e zgjedhura e duke hequr pjesët që s'duhen. Montoi një film të ri.