monoton

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MONOTON mb.

  • 1. Që ka të njëjtin ton, të njëjtin intonacion etj., që nuk ndryshon thuajse fare nga toni i njëtrajtshëm (për zëra, për tinguj, për zhurma etj.). Zë (tingull) monoton. Zhurmë monotone. Këngë (melodi) monotone.
  • 2. fig. Që del, që bëhet a që përsëritet në të njëjtën trajtë, në të njëjtën mënyrë etj., që s'ka larmi; i mërzitshëm. Jetë monotone. Punë monotone. Lëvizje monotone.