Jump to content

monopolizoj

Nga Wiktionary

MONOPOLIZOJ kal.

  • 1. ek. Vë nën zotërimin dhe nën kontrollin e një bashkimi monopolist; bashkoj a shkrij në një monopol; vendos monopolin në një fushë të ekonomisë. Monopolizoi tregtinë e jashtme (nxjerrjen e naftës). Monopolizuan të gjitha degët e industrisë.
  • 2. fig. Kam vetëm unë të drejtën a mundësinë të bëj a të përdor diçka; sundoj a zotëroj plotësisht në një fushë të caktuar. Monopolizonin shkencën. I kishte monopolizuar të gjitha punët në duart e veta.