Jump to content

monolog

Nga Wiktionary

MONOLOG m. let.

  • 1. Pjesë në prozë ose në vargje në një vepër letrare, që përmban kuvendimin e një personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve (në një shfaqje teatrale); pjesë dramatike me një personazh, zakonisht me një akt a me një skenë të vetme. Monolog lirik. Recitoi një monolog.
  • 2. Shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave të një personazhi duke kuvenduar me vetveten si mjet artistik që përdoret nga shkrimtarët në veprat letrare. Monolog i brendshëm. Shfrytëzon shumë monologun (në një vepër).