monolit

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MONOLIT m. libr.

  • 1. Një copë e vetme dhe e madhe shkëmbi a guri; përmendore a diçka tjetër që është gdhendur me një copë të tillë.
  • 2. spec. Lëndë të ngurta që janë shkrirë në një bllok të vetëm.


MONOLIT mb. libr.

  • 1. Që përbën një copë të vetme, të pandarë e të madhe; që përbën një masë të vetme, të pandashme e të fortë, që është një trup i vetëm. Gur monolit. Shkëmbinj monolitë. Mure monolite. Blloqe betoni monolite.
  • 2. fig. Që përbën një të tërë të vetme, që është si një trup i vetëm e i pandashëm, i bashkuar fort. Parti (organizatë) monolite. Udhëheqje monolite. Njësi monolite.