Jump to content

mollok

Nga Wiktionary

MOLLOK m.

  • 1. Diçka që ka vëllim të madh a përmasa të mëdha; copë e madhe e një lënde, e një sendi etj.; gur shumë i madh. Mollok shkëmbi (akulli). Maja e mollokut. Rrëzonin mollokë tatëpjetë.
  • 2. si mb. ~, ~E. Trupmadh, i bëshëm (për njerëzit); me vëllim të madh, me trup të madh (për sendet). Grua molloke.