Jump to content

mollëz

Nga Wiktionary

MOLLËZ I f.

  • 1. Pjesa e ngritur e faqes nën sy. Me mollëza të skuqura (të kërcyera). Me mollëza të dala. Mollëzat e faqeve. I digjeshin mollëzat.
  • 2. Pjesa e mishtë dhe e ngritur në majat e gishtave ose në pëllëmbën e dorës. Mollëza e pëllëmbës. Mollëzat e gishtave. E prek me mollëza.
  • 3. Pjesa e një dorëze që shtrëngohet me pjesën e tultë të pëllëmbës; koka e një dorëze. Mollëza e shpatës.
  • Mollëza (molla) e fytit anat. fikthi.


MOLLËZ II f. bot.

  • Modhull.