molë
Appearance
MOLË f.
- 1. zool. Kandërr me dy palë krahë, që gjatë jetës së saj zhvillohet nga veza në larvë, në krimb e më pas në flutur, e cila bren sendet e leshta, gëzofët, drithërat, bimë të ndryshme etj.; tenjë. Mola e grurit (e drithërave). Mola e dyllit. Mola e mollës. Mola e qepës. Bar mole. kim. naftalinë. E hëngri (e griu) mola qilimin (pallton).
- 2. mjek. Sëmundje e rrezikshme për gratë shtatzëna, që gërryen muret e mitrës dhe nuk lë të zhvillohet fëmija.
- 3. fig. Njeri që të qepet e s'të ndahet, njeri që të bren e të ha shpirtin. Është molë ai. Iu bë molë.