Jump to content

mohoj

Nga Wiktionary

MOHOJ kal.

  • 1. Nuk e quaj të vërtetë diçka, them se nuk është ashtu, se nuk ka ndodhur etj.; them «jo» për diçka; nuk pranoj ç'kam bërë ose ç'kam thënë më parë; e ha fjalën; kund. pohoj. S'e mohon askush (asnjeri). I mohoi fjalët. Mohoi gjithçka. S'ia mohoj të mirat. S'e mohoj ç'kishte thënë. Mos e moho!
  • 2. Nuk pranoj qenien, rolin, rëndësinë, vlerën, domosdoshmërinë etj. të diçkaje, e quaj fare pa vlerë e pa dobi; s'e marr fare parasysh praninë e dikujt ose të diçkaje; nuk ia njoh dikujt një meritë a diçka tjetër. U mohonin të drejtat (punën). Mohonte rolin (rëndësinë, aftësinë) e tij.
  • 3. Nuk i përmbahem më diçkaje ose dal kundër saj, nuk e përkrah a nuk e pranoj më; shkëput çdo lidhje me dikë, s'dua të di më për të; e braktis, e bëj hasha. Nuk i mohoi idetë (parimet). S'e mohoi gjakun e vet. S'e mohon vajzën (djalin, nënën, babanë).
  • 4. filoz. Nuk pranoj të vjetrën a gjithçka të dëmshme nga e vjetra, zhduk gjithçka që pengon zhvillimin; kund. pohoj. Mohoj të vjetrën dhe pohoj të renë.