Jump to content

mohim

Nga Wiktionary

MOHIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MOHOJ, MOHOHET. Mohimi i fjalëve (i së vërtetës).
  • 2. Shprehja e mospranimit a e kundërshtimit të diçkaje, e mospajtimit me diçka etj.; kund. pohim. Në shenjë mohimi.
  • 3. Mishërimi i së kundërtës së diçkaje, i mospranimit a i përjashtimit të saj; kund. pohim. Fashizmi është mohimi i plotë i demokracisë.
  • 4. filoz. Moment i zhvillimit dialektik të botës që nënkupton zhdukjen e së vjetrës dhe lindjen e së resë. Mohimi dialektik. Mohimi i shoqërisë së vjetër (i rendit kapitalist). Roli i mohimit. Kuptimi i thelbit të mohimit. Mohimi i shoqërisë së vjetër. Ligji i mohimit të mohimit një nga ligjet themelore të dialektikës, që shpreh lidhjen ndërmjet së resë dhe së vjetrës gjatë ndryshimeve cilësore, vijimësinë e procesit të zhvillimit dialektik të natyrës, të shoqërisë e të mendimit nga më e thjeshta drejt së ndërlikuarës, nga e ulëta drejt së lartës; ligji i lindjes të së resë dhe i zhdukjes të së vjetrës në procesin e zhvillimit.