Jump to content

modest

Nga Wiktionary

MODEST mb. libr.

  • 1. Që sillet me thjeshtësi a që jeton thjesht; që nuk mburret për aftësitë e zotësinë që ka ose për punën e rëndësishme që bën ose që nuk e mbivlerëson vetveten; që nuk parashtron kërkesa të tepruara; që është tipar i një njeriu të tillë; i thjeshtë. Njeri (dijetar, udhëheqës, drejtues) modest. Grua modeste. Është (tregohet) modest.
  • 2. Që është i thjeshtë e pa luks; që nuk ka teprime. Shtëpi (banesë) modeste. Veshje modeste. Jetë modeste.
  • 3. Që nuk ka ndonjë vlerë a rëndësi të madhe; i thjeshtë. Punë (vepër) modeste. Kontribut modest.
  • 4. I pakët, i vogël; i ulët. Të ardhura (shuma) modiste. Me çmime modeste.