Jump to content

modern

Nga Wiktionary

MODERN mb. libr.

  • 1. Që ka të bëjë me epokën ose me kohën tonë, që i përket kohës sonë, i kohës sonë, i kohës së sotme, bashkëkohor; i ri. Koha (epoka) moderne. Historia moderne.
  • 2. Që është ndërtuar a është prodhuar sipas fjalës së fundit të teknikës e të shkencës; që është i tipit më të ri dhe u përgjigjet kërkesave të kohës; i ri; kund. i vjetër. Ushtri moderne. Armë moderne. Teknologji moderne. Fabrikë (uzinë) moderne. Qytet modern. Makina moderne. Zgjua modern.
  • 3. Që ka tiparet më të përparuara të kohës a të epokës sonë, që përfaqëson të renë. Pikëpamje moderne. Shkollë moderne.
  • 4. iron. Që hiqet sikur jeton me kohën, që i duket vetja sikur përfaqëson të sotmen; që i pëlqejnë moda e sjelljet e huaja borgjeze dhe i imiton ato me mendjelehtësi; që është tipar i një njeriu të tillë. Njeri modern. Veshje moderne. Në mënyrë moderne.