mobilizoj
Appearance
MOBILIZOJ kal.
- 1. usht. Thërras nën armë shtetasit kur vendi ndodhet në rrezik, shpall mobilizimin; vë në gatishmëri të plotë luftarake të gjitha forcat e mjetet ushtarake të vendit për t'u mbrojtur në rast agresioni. Mobilizuan ushtrinë.
- 2. Ngre peshë njerëzit, i frymëzoj, i nxit e i organizoj që t'i përvishen një pune me të gjitha forcat e mundësitë për ta kryer sa më shpejt e sa më mirë. Mobilizuan punëtorët (fshatarët, rininë, kolektivin, klasën).