Jump to content

moçal

Nga Wiktionary

MOÇAL m.

  • 1. Vend a fushë me ujë të ndenjur e me baltë; ligatë, ligatinë, çeptirë. Moçale të ulëta (të larta). gjeogr. Moçal i keq (i qelbur). Ujët e moçalit. Erë moçali. Bimë (kashtë) moçali. Peshk moçali. Ethet e moçalit. bised. sëmundja e malaries. Tharja e moçaleve. Ngeci në moçal.
  • 2. fig. Gjendje e rëndë, që karakterizohet zakonisht nga amullia, nga diçka e ndyrë, prapanike e konservatore etj. Moçali kapitalist. Moçali mikroborgjez.
  • 3. veter., bised. Sëmundja e këlbazës. U binte moçali dhenve.