Jump to content

mjet

Nga Wiktionary

mjet I m.

  • 1. Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben për të bërë një punë, për të kryer një veprim a veprimtari, për të udhëtuar etj.; çdo gjë që përdoret për të bërë një punë. Mjet i thjeshtë. Mjete shkollore. Mjete mbrojtëse. Mjete tokësore (detare, ajrore). Mjetet luftarake (e motorizuara). Mjetet e punës. Mjetet e transportit (e komunikacionit). Mjetet e lundrimit (e udhëtimit). Mjetet e mësimit. Mjetet e peshimit (e matjes).
  • 2. Mënyrë veprimi a udha që ndiqet për t'ia arritur një qëllimi; rrugë. Mjet i fuqishëm (i rëndësishëm). Mjet i sigurt. I vetmi mjet shpëtimi. Teatri është një mjet edukimi dhe çlodhjeje. Përdori gjithfarë mjetesh për t'ia dalë mbanë. E gjeti mjetin për ta zgjidhur çështjen. Me të gjitha mjetet me çdo kusht, me çdo mënyrë. S'ka mjet tjetër.
  • 3. kryes. Sende (para, ushqime etj.) të nevojshme për të jetuar; fin. fonde, para. Mjetet financiare (buxhetore, monetare, xhiruese). Mjetet e lira. Mjetet e jetesës. Mjetet e pagesave.
  • 4. Pjesë përbërëse e diçkaje, element që hyn në përbërjen e një tërësie ose që kryen një funksion të caktuar. Mjetet letrare (artistike). Mjete gramatikore (sintaksore, leksikore, fjalëformuese). Mjet stilistik (shprehës). Mjetet e kompozimit.
  • Mjetet e prodhimit ek. tërësia e veglave dhe e objekteve të punës që përdorin njerëzit në procesin e punës për të përvetësuar lëndët natyrore dhe për të prodhuar të mirat materiale.


mjet II m.

  • Mur i hollë, zakonisht me dërrasa, që ndan një dhomë nga një tjetër; ndërmjetëz dërrase.