mjekër

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MJEKËR f.

  • 1. Pjesa e poshtme e fytyrës nën gojë, që vjen e zgjatur e në fund e rrumbullakët a me majë. Me mjekër të dalë. Maja (vrima) e mjekrës. Mbështeti mjekrën në tryezë.
  • 2. në Qimet që dalin në këtë pjesë të fytyrës dhe anës faqeve (te burrat). Me mjekër të gjatë (të rrallë, të dendur). Qimet e mjekrës. Plak me mjekër. Rroi mjekrën. Ia shkuli mjekrën. Fërkoi mjekrën. Vetëm mjekra e qoses nuk rregullohet. fj. u. Kush ka mjekër, mban edhe krehër. fj. u.
  • 3. Tufa e qimeve të gjata që kanë disa kafshë në nofullën ose në pjesën e poshtme të turirit. Mjekra e cjapit.
  • I digjet mjekra (koka) është në gjendje shumë të vështirë, është në hall të madh, po i luan mendja e kokës për diçka e s'di si t'ia bëjë. I dridhet mjekra (buza) shih te BUZË,~A. Lëshofsh mjekër! shih te LËSHOJ. I rroi mjekrën shih te RRUAJ. Më doli mjekra (më dolën thinjat) duke pritur kam një kohë të gjatë që po pres, u mërzita duke pritur. Nën hundën e mjekrën e dikujt shih te HUND/Ë,~A. Nuk ka mjekër për Qabe mospërf nuk është i zoti për një punë, nuk e bën dot atë punë. Hëm të vë plak, hëm të rruan mjekrën edhe të ngarkon një punë a detyrë, edhe nuk të pyet ose nuk të përfill fare. Tjetrit i digjet mjekra, ai kërkon të ndezë cigaren dikush ka halle të mëdha, kurse një tjetër e shqetëson për të mbaruar punën e vet.