Jump to content

mjegullt

Nga Wiktionary

MJEGULLT mb.

  • 1. Që është i veshur me mjegull, që ka mjegull; i mjegulluar. Kohë (ditë) e mjegullt. Qiell i mjegullt. Mëngjes i mjegullt.
  • 2. fig. Që është i paqartë, i errët e i pakuptueshëm; që nuk është i përcaktuar qartë ose plotësisht i vërtetë a i përpiktë, i vagët; i turbullt. Përfytyrim i mjegullt. Kujtime të mjegullta. Ndjenjë e mjegullt. Premtime të mjegullta. Përgjigje e mjegullt.