miturak

Nga Wiktionary

MITURAK mb.

  • 1. Që është në moshë të vogël, i mitur, i njomë. Djalë miturak. Vajzë miturake. Moshë miturake. Zog miturak.
  • 2. Që është i pazhvilluar plotësisht, si prej një fëmije të vogël; si prej të mituri. Me trup (me shtat) miturak. Me pamje miturake. Me sy miturakë.
  • 3. fig. Që lidhet me moshën e fëmijërisë; që i përket kësaj moshe; i padjallëzuar, i çiltër e i thjeshtë: që është karakteristik për një të mitur, miturishte. Lodra miturake. Këngë (vjersha, valle) miturake. Buzëqeshje miturake. Ëndërr miturake. Gëzim (shqetësim) miturak. Çiltëri miturake. Mendje miturake. Arsyetim miturak.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit (për njerëzit). Lodrat e miturakëve. Zëri i miturakes. Gëzohej si një miturak.