Jump to content

mitar

Nga Wiktionary

MITAR mb.

  • 1. I mitur. Foshnjë mitare. Moshë mitare.
  • 2. I zbutur që i vogël, i mësuar (për kafshët e shpendët). Dele mitare. Thëllëzë mitare.
  • 3. Që e ka një i mitur, prej të mituri, miturak. Dorë mitare. Fytyrë mitare. Pamje mitare.
  • 4. fig. Që të josh të bën për vete me sjelljen e butë, me pastërtinë dhe me çiltërinë e vet; i padjallëzuar, i çiltër dhe i thjeshtë; që është karakteristik për një të mitur, miturak. Vajzë mitare. Zemër mitare. Dëshirë (dashuri) mitare. Këngë (fjalë) mitare. Ëndërr mitare. Mendime mitare. Natyra mitare e saj.