Jump to content

mitër

Nga Wiktionary

MITËR I f. anat.

  • Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, në trajtë të dardhës, ku zihet e zhvillohet pjella; an. Trupi i mitrës. Brirët e mitrës. Qafa e mitrës. Cipa e mitrës. Heqja e mitrës.


MITËR II f. bot.

  • Bisk i vogël i të lashtave ose i bimëve të tjera, që ka mbetur i pazhvilluar, mitë. Mitër misri (gruri).


MITËR III f.

  • Kësulë e lartë me dy maja, e qëndisur me shirita ari etj., që mbajnë peshkopët e klerikët e tjerë eprorë gjatë ceremonive fetare. Mitër e peshkopit (e kryepeshkopit, e papës).