mishëroj
Appearance
MISHËROJ kal.
- 1. Shpreh diçka në trajtë konkrete, e jap si të gjallë e materiale; e shpreh si diçka sendore; e vë në jetë, e trupëzoj; e pasqyroj. Dashurinë për atdheun e ka mishëruar në vjershat e veta. Mishërojnë në art ndjenjat dhe dëshirat e klasës punëtore.
- 2. Arrij të luaj në mënyrë të plotë e të përsosur rolin e një personazhi në një shfaqje, e jap si të vërtetë e si të gjallë një personazh. Mishëroi në mënyrë të përsosur figurën e komisarit.