misër
Appearance
MISËR m.
- Bimë njëvjeçare me kërcell të fortë e të gjatë si kallam, me gjethe të mëdha heshtore, që nxjerr në majë lule si tufë, bën kallinj të mëdhenj, me koçan të fortë, të mbështjellë me fletë të gjelbra e me kokrra të bardha a të verdha dhe mbillet si drithë; kokrrat e këtij drithi, që bluhen miell për bukë a për gatesa të ndryshme ose hahen të ziera a të pjekura, përdoren si ushqim për bagëtinë, për të nxjerrë prej tyre vaj etj. Misër i bardhë (i verdhë). Misër i hershëm (i vonë). Misër hamullor misër që mbillet në toka ku janë korrur të lashtat. Misër i njomë. Misra të zier. Misër mashkull misër që nuk nxjerr kalli. Misër vendi. Misër deti lloj misri jo vendës, që i ka kokrrat të vogla e që përdoret zakonisht për të bërë kokoshë. Bima e misrit. Kalli (kallëp) misri. Koçan misri. Kokërr misri. Miell (bukë) misri. Mustaqe misri. Arë me misër. Mbjell misër. Prashit (korr) misrin. Zhvesh (shkoq) misrin. Pjek misra.
- Ia bëri dhëmbët misër dikujt ia bëri dhëmbët copë-copë. ia dërrmoi dhëmbët duke e goditur në fytyrë. Mbjell misër e korr tallë punon e shpreson për shumë, por s'merr gjë. Ai mulli s'e bluan dot atë misër shih te MULLI,~RI. Bloza e misrit shih te BLOZË,~A 3. Fletë misri bot. shih te FLET/Ë, ~A I. Krimbi i misrit zool. shih te KRIMB, ~I 2. Morri i misrit zool. shih te MORR,~I 2. Zhuzhaku i misrit zool. shih te ZHUZHAK,~U.