miratoj
Appearance
MIRATOJ kal.
- 1. E pranoj diçka zyrtarisht si të drejtë, të rregullt, të lejueshme etj.; e pranoj një gjë si të vendosur përfundimisht, shpreh pëlqim të plotë për diçka. Miratuan planin (vendimin, ligjin, projektin). Miratuan rendin e ditës. Miratuan raportin. E miratuan njëzëri.
- 2. Pëlqej një veprim a një sjellje dhe shpreh përkrahjen për të, e pranoj diçka si të mirë; pajtohem me diçka dhe e quaj të drejtë. Ia miratoi mendimin (fjalët). E miratoi plotësisht (me gjithë zemër). Miratonte me kokë. Nuk e miraton qëndrimin e tij.