mirë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

mirë f.

  • 1. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush; mirësi, mirëqenie, mbarësi; kund. e keqe, e ligë. Ia do të mirën. E mira e të mirave më e mira. Të mirën të gjithë e duan. I ka ardhur (i trokiti) e mira në derë. Hapi derën së mirës! I ra së mirës me shkelma. E mira s'ka fund. Ju ardhshim për të mirë! ur. Për të mirë! ur. përdoret kur pimë kafenë a ndonjë pije tjetër, në një vizitë ngushëllimi etj. në kuptimin «Ju ardhshim në raste gëzimi! për gëzim!».
  • 2. Gjithçka e dobishme që i shërben njeriut për të plotësuar nevojat materiale e shpirtërore dhe për mirëqenien e vet. Të mirat materiale (shpirtërore, kulturore). Puna është burimi i të gjitha të mirave. E priti (ia shtroi) me të gjitha të mirat. Ka të gjitha të mirat nuk i mungon asgjë, ka çdo gjë që i nevojitet. Është në mes të të mirave. Të gjitha të mirat! ur.
  • 3. Nder, shërbim a vepër e dobishme për të ndihmuar dikë kur ka nevojë; kund. e keqe, e ligë. I bëri një të mirë (të madhe). Nuk i harron të mirat (që i kanë bërë). Ka pasur shumë të mira prej tij. Ia diti për të mirë. As e mira, as e keqja (e liga) nuk duhen harruar. fj. u.
  • 4. Ana e mirë e diçkaje, vetia a cilësia e vlefshme e dikujt a e diçkaje; të qenët i mirë; dobia a përfitimi që kemi nga dikush a nga diçka; kund. e keqe. Të mirat e shkencës dihen. Të mirat e kësaj metode duken. Kjo punë ka edhe një të mirë. Ai ka më shumë të mira se të këqija. Qe një e mirë që na erdhën të gjithë. Për të mirën e përgjithshme. Për të mirën e popullit e të Atdheut. Është për të mirën e vendit.
  • 5. Qëllim a synim i mirë që na shtyn të vemi diku a të ndërmarrim diçka. Ka ardhur për të mirë. Ç'e mirë të solli këtej?
  • 6. mit. Figurë e mitologjisë popullore, e ngjashme me zanën, orën etj.; secila nga të tri gratë që, sipas mitologjisë popullore, i presin fatin një foshnjeje pranë djepit të saj natën e tretë pas lindjes ose që u ndihmojnë njerëzve kur këta ndodhen ngushtë; fati i mirë, fati. E mira e malit (e bjeshkëve). Shpella e të mirave. Thirri të mirat në nevojë. Desh e mira e nuk zgjati shumë. E solli e mira shëndoshë në shtëpi.
  • 7. euf. Sëmundja e tokës, epilepsia. E zuri e mira. I raftë e mira! mallk.
  • 8. zool., euf. Nusja e lalës, bukla.
  • Ia di për të mirë (për nder) dikujt shih te DI. Është me të mirat dikush është me qejf, duron e nuk zemërohet. Fjettë të mirën! mallk. shih te FLE. Të marrtë e mira (e mbara)! ur. shih te MARR. I bie së mirës (bukës) me shkelma (me këmbë) shih te SHKELM,~I. E gjen e mira vetë është njeri fatlumtur, i shkon mbarë çdo gjë. E mira e ka të mirën fj. u. kush bën mirë, gjen mirë. I zuri sytë e mira (buka) shih te BUK/Ë,~A.


mirë as.

  • E mira; kund. të keqtë. Me të mirë me fjalë të mira, me të butë; me hir, me dashje, jo me dhunë; kund. me të keq. I foli (e mori, ia hëngri kokën) me të mirë. Bindet (dëgjon, kupton) me të mirë. E do (e ka) me të mirë. O me të mirë, o me të keq do ta bëjë pa tjetër. Të dua të mirët pa të them.

Mbiemër[redaktoni]

mirë mb.

  1. Që ka tipare të çmueshme e të pëlqyeshme, që ka cilësitë e duhura dhe vlerën e duhur, që është ashtu si duhet të jetë dhe i përmbush plotësisht kërkesat tona me vetitë e me cilësitë që ka (me përmbajtjen a me formën, me shijen a me erën e këndshme etj.) ose që karakterizohet nga përmbushja e plotë e nevojave materiale e shpirtërore të njeriut e të shoqërisë; që është i shëndoshë, pa cene e të meta, plotësisht i kënaqshëm; i vlefshëm, i çmueshëm; kund. i keq. Qumësht (djathë, gjalpë) i mirë. Ujë i mirë. Verë (raki) e mirë. Kafe e mirë. Mish (peshk) i mirë. Miell i mirë. Bukë e mirë. Gjellë e mirë. Mollë (domate) të mira. Duhan i mirë. Me shije (me erë) të mirë. Stof i mirë. Këpucë (rroba) të mira. Tokë e mirë. Kalë i mirë. Traktor i mirë. Pushkë e mirë. Ndërtesë (shtëpi) e mirë. Rrugë (urë) e mirë. Shkollë e mirë. Krasitje e mirë. Shartim i mirë. Film (roman, studim, përkthim) i mirë. Jetesë (jetë) e mirë. Gjendje ekonomike (shpirtërore) e mirë. Përcjellës i mirë i nxehtësisë (i elektricitetit). Me cilësi (me veti) të mira. Gëzon shëndet të mirë. Ka tradita (zakone) të mira.
  2. Që ka përgatitje të gjerë e të thellë dhe përvojë të madhe në punë; që shquhet për veti të çmuara, për aftësitë e për shprehitë që ka; i zoti, i aftë; kund. i keq. Punëtor (mjeshtër, bujk, mjek, mësues, atlet, lojtar) i mirë. Shkrimtar (piktor, aktor) i mirë. Amvise (edukatore, mami) e mirë. Organizator (drejtues) i mirë. Nxënës i mirë. Trimi i mirë me shokë shumë. fj. u.
  3. Që ka tipare të rregullta e tërheqëse, i hijshëm, i bukur. Ka trup të mirë. Me fytyrë të mirë. Ka sy (flokë, dhëmbë) të mirë.
  4. Që është i dobishëm për trupin e për mendjen, që na ndihmon në jetë e në punë, që na tregon udhën e zgjidhjen e drejtë; i dobishëm; që na lehtëson përpjekjet a vuajtjet; i volitshëm; kund. i keq; i dëmshëm. Ushqim (shumë) i mirë. Udhëzim (mësim) i mirë. Këshillë e mirë. Mendim i mirë. Përvojë e mirë. Duhani nuk është i mirë për shëndetin. Kishte nevojë qoftë edhe për një fjalë të mirë. Është gjë e mirë që... Qe një rast i mirë.
  5. Që paralajmëron a sjell mbarësi ose diçka të gëzueshme; kund. i keq. Shenjë e mirë. Lajme të mira.
  6. I mbarë, që shkon përpara e të shpie përpara ose që krijon mundësi për arritje të mëtejshme; kund. i keq. Fillim (zhvillim) i mirë. Mbirje e mirë. bujq.
  7. Që është i vlefshëm për shoqërinë dhe çmohet prej saj si shprehje e vlerave të larta morale; që u përgjigjet normave të vendosura nga shoqëria e nuk i shkel këto; kund. i keq. Ka bërë shumë vepra (punë) të mira për popullin. Ka sjellje të mirë. Mban qëndrim të mirë. Ka rreth shoqëror të mirë.
  8. Që është i sjellshëm e i urtë; që është i dashur, i butë e njerëzor, që ka ndjenja të çiltra miqësore e shoqërore ndaj të tjerëve, që i do dhe i nderon ata me të vërtetë; që u bën të mira të tjerëve e i ndihmon ata me zemër të pastër, bujar, zemërgjerë, i drejtë e i ndershëm; kund. i keq; i lig. Djalë i mirë. Vajzë e mirë. Fëmijë i mirë. Njeri i mirë. Shok (mik) i mirë. Ka zemër të mirë.
  9. Që nuk ka asnjë njollë morale, që dëshmon për ndershmërinë e për pastërtinë shpirtërore të dikujt, për guximin e për vetëmohimin e tij në jetë e në punë, për veprat e tij të dobishme a të shquara etj.; kund. i keq. Ka emër (nam) të mirë. Ka lënë kujtime të mira.
  10. Që dallohet në llojin e vet, që ka disa cilësi të veçanta, më të larta në krahasim me sendet e rëndomta të të njëjtit lloj; që ruhet e përdoret për ditë të shënuara; që mbahet për miq e të ftuar. Dhoma (oda) e mirë dhoma e miqve. Vaj i mirë. bised. vaj ulliri. Gur i mirë. bised. gur i çmuar. Vend i mirë. vjet. vend «i shenjtë». Ditë e mirë. vjet. e kremte. Veshi rrobat (këpucët) e mira. Shtroi pjatat e mira. Nxori jorganët e mirë.
  11. bised. I djathtë. Dora e mirë. Syri i mirë.
  12. Që ka një vlerë më të madhe sesa numri që përfaqëson (në disa lojëra me letra). Dyshi i mirë dyshi spathi. Dhjeta e mirë dhjeta karo. Letër e mirë letër me të cilën fiton lojën.
  13. Që mjafton për të plotësuar mirë të gjitha nevojat, i mjaftueshëm a më se i mjaftueshëm, i madh, i bollshëm; i majmë; bised. jo më i vogël a jo më i paktë, i plotë (përdoret në disa togje fjalësh së bashku me një emër e me një numëror themelor). Ka rrogë të mirë (të ardhura të mira). Mori një shumë (një sasi, një pjesë) të mirë. I dha një ryshfet (një bakshish) të mirë. keq. Fshati mban tri orë të mira më këmbë. Qëndroi katër muaj të mirë në spital. Hëngri dy pjata të mira me gjellë.
  14. I kthjellët, pa re, pa shi a pa dëborë, pa erë etj. (për kohën); kund. i keq. Ditë (kohë) e mirë. Mot i mirë.
  15. euf., mjek. Përdoret si gjymtyrë e dytë në disa emërtime të pathjeshta që shënojnë sëmundje të rënda e ngjitëse; i bardhë. Kolla e mirë. Lia e miri. Grykët e mira. Fshikëza (lulja) e mirë plasja. Koqe e mirë i thatë.
  16. Përdoret si pjesë e dytë në disa togfjalësha ose në disa shprehje pasthirrmore për urime. Natën e mirë! Ditën e mirë! Mbrëmja e mirë! mirëmbrëma!
  17. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 2, 8, 10, 11, 12 të mbiemrit.
  • Për fat të mirë shih te FAT.~I. Me hënë (me hënëz) të mirë shih te HËN/Ë,~A. Një pjesë e mirë qeniesh a sendesh pothuaj shumica, shumë prej tyre. Bën figurë të mirë (të keqe) libr. shih te FIGUR/Ë,~A. I dha një mësim të mirë e qortoi ose e ndëshkoi ashtu si duhet që të zërë mend njëherë e mirë. Mori një mësim të mirë shih te MËSIM.~I 6. E ka (e sheh) me sy të mirë dikë shih te SY.~RI. E ka thuan të mirë shih te THUA, THOI. E përcolli me fjalë të mira e përcolli me premtime, pa i dhënë ndihmë konkrete. Po i shtie çyrekët të mirë (bukët të mira) shih te SHTIE. Djathë i mirë (gjalpë, dhjamë) në lëkurë të qenit përçm. shih te QEN,~I. Fjalë të mira e gurë në trastë (në torbë, në thes) shih te GUR,~I. Kali i mirë njihet nën mutaf fj. u. shih te MUTAF,~I. Kroi (pusi) i mirë njihet në kohë të thatë fj. u. shih te KRUA, KROI. Kur s'ke grurë, e mirë është edhe thekra fj. u. shih te THEK/ËR,~RA. Zonjë e mirë euf. shih te ZONJ/Ë,~A.


mirë ndajf.

  • 1. Me cilësi të mirë ose shumë të mirë; ashtu si duhet, pa të meta; duke plotësuar si duhet kërkesat a nevojat; në përputhje të plotë me diçka, në rregull, drejt, bukur; kund. keq. Punon (gatuan, luan) mirë. Kërcen mirë. E pa (e vizitoi) mirë. E studioi mirë. Është punuar mirë. Shoh (dëgjoj) mirë. Ecën mirë (puna). I bie mirë violinës. Shkon mirë në mësime. I ka hyrë mirë punës. Doli mirë. E trajton mirë. Vishet mirë. Shpjegon (flet) mirë. I rrinë mirë rrobat.
  • 2. Në mënyrë të përshtatshme e të hijshme, me mend e me arsye, ashtu si duhet, në rregull, drejt; me urtësi e me nder; në mënyrë miqësore a shoqërore; sipas normave të vendosura nga shoqëria; kund. keq. Sillet (vepron) mirë. E këshillon mirë. Fol mirë! fol mbarë! mos fol ters! Flet mirë për shokët. Rri mirë. Gjykon mirë. Mirë thotë. Mirë e ka. Nuk e ke mirë nuk je në rrugë të drejtë, nuk vepron si duhet. Shkojnë mirë njëri me tjetrin.
  • 3. Në gjendje a në kushte të kënaqshme ekonomike etj.; në qetësi, rehat; në gjendje të mirë shëndetësore; kund. keq. Mirë e më mirë. Mirë e tumirë gjithnjë e më mirë, shumë mirë. Rrojmë (jetojmë) mirë. Është (u bë) mirë me shëndet. Mbahet mirë. Uroj të jeni mirë. Udhëtuan (fjetën) mirë. Sa vjen më mirë. E ka (punën) mirë e ka në rregull (punën).
  • 4. Në një shkallë të lartë, shumë, fort a rëndë; në mënyrë të mjaftueshme; deri në fund, sa a si duhet, plotësisht. U err mirë. E rrahën mirë. E njoh mirë. U lagën mirë. E shpartalloi mirë. E ka zënë kolla mirë. Paguante mirë. Hëngri (piu) mirë. Fitonte mirë. I ra mirë dikujt doli me fitim, pati mjaft fitime! Pa u gdhirë mirë. Pa dalë mirë dielli. Pa hapur sytë mirë.
  • 5. Me kënaqësi, me qejf, përzemërsisht, me bujari, me dashuri; kund. keq. E priti mirë.
  • 6. iron. bised. Ashtu si duhet ose ashtu si e meriton (përdoret me kuptim të kundërt nga ai që ka zakonisht kjo fjalë kur dikush vepron keq a kur diçka, bëhet keq). Mirë, besa! Ia punoi mirë! Mirë e gjeti! Mirë ia bënë!
  • 7. si pasth. Përdoret kur miratojmë një veprim, një kërkesë, një lutje etj. Mirë, le të vijë. Mirë, pranoj! Po deshe të vish, mirë, po nuk deshe, mos eja! Mirë, thuaje! Mirë, ik!
  • 8. Përdoret në shprehje pasthirrmore për urime. Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!
  • 9. përd. em. Diçka e mirë, e mira; e mbara; kund. keq. Bëri mirë e gjeti keq. Mendoi për mirë. Paç mirë! ur. Më doli për mirë. Mori për mirë mori për mbarë. E ka për mirë. S'e zinte në gojë as për mirë as për keq.
  • 10. përd. em. f. Notë kaluese midis «mjaftueshëm» e «shumë mirë» për vlerësimin e njohurive ose të sjelljes në shkollë. Mori (i vuri) mirë.
  • Sa mirë! përdoret kur shprehim kënaqësi ose miratim për dikë a për diçka që e shohim, e dëgjojmë etj. Si jo më mirë shumë mirë, s'ka si bëhet më mirë. I bëri mirë dikujt diçka i solli dobi (një bar për shëndetin, një vërejtje e qortim për sjelljen, qëndrimin etj.). Doli (u nda) mirë dikush doli me fitim, doli faqebardhë. Mirë e mirë shumë mirë; shumë, fort. Mirë e bukur plotësisht, aq sa duhet; deri në fund, krejtësisht. Mirë a keq ashtu si mund ose aq sa mund, ashtu si di; në një farë mënyre. Një herë e mirë një herë e përgjithmonë, përfundimisht, për përgjithnjë. Mirë ia bëri (mirë ia punoi) veproi si kishte hak, i dha me të drejtë një mësim. E ka mirë me dikë ka marrëdhënie të mira miqësore e shoqërore me dikë, i shkon fjala tek ai, merret vesh mirë me të. Më vjen mirë gëzohem, më bëhet qejfi. S'e ke as për mirë as për keq dikë s'e ke për asgjë, nuk të ndihmon dot, nuk sjell asnjë dobi. I është futur (i ka hyrë) mirë rolit libr. shih te FUTEM. Laje gojën mirë (me uthull)! iron. shih te LAJ. E mprehu mirë lapsin (penën) libr. shih te PEN/Ë,~A. Pa u tharë mirë boja libr. shih te BOJ/Ë,~A. Më mirë shkelmi se helmi fj. u. shih te SHKELM,~I. Më mirë të të dalë syri sesa nami fj. u. shih te SY,~RI. Më mirë djepin thatë (bosh) se shejtanin brenda fj. u. shih te DJEP,~I. Më mirë të shkojë kryet (koka) se fytyra fj. u. shih te KRYE,~T.