miqësor

Nga Wiktionary

MIQËSOR mb.

  • 1. Që mbështetet në miqësinë ndërmjet dy a më shumë vetave, që është për të mirën e njëri-tjetrit; që është si prej miku të vërtetë. Marrëdhënie (lidhje) miqësore. Bashkëpunim miqësor. Ndihmë (frymë) miqësore. Vizitë miqësore. Qëndrim miqësor.
  • 2. Që shpreh a që tregon miqësi, mirëdashës. Fjalë miqësore. Vështrim miqësor. Buzëqeshje miqësore.
  • 3. sport. Që nuk bëhet për kampionat, që është jashtë kampionatit. Ndeshje (gara) miqësore. Takim miqësor.