miqësi
Appearance
MIQËSI f.
- 1. Ndjenjë dashamirësie e ndërsjellë, që lind në mes dy a më shumë vetave pa lidhje gjaku dhe që mbështetet në besimin e nderimin ndaj njëri-tjetrit, në ideale, synime e interesa të përbashkëta; tërësi lidhjesh e marrëdhëniesh që frymëzohen nga ndjenja të tilla, lidhje e ngushtë shoqërore ndërmjet njerëzve që e duan dhe e përkrahin njëri-tjetrin, që i ndajnë bashkë gëzimet e hidhërimet; kund. armiqësi. Miqësi e vërtetë (e shëndoshë, e ngushtë, e çiltër, e pastër). Miqësi e vjetër (e re). Miqësi familjare. Miqësi e sëmurë miqësi jo e shëndoshë që frymëzohet nga qëllime jo të mira. Miqësi e rreme. Ndjenjat e miqësisë. Ka miqësi me të. Ruaj (çmoj) miqësinë. Miqësia miqësi, puna punë. fj. u. Për miqësinë që kemi! (betim).
- 2. Lidhje e marrëdhënie të mira në mes dy a më shumë vendeve, popujve ose partive, që udhëhiqen nga ideale, nga qëllime dhe nga interesa të përbashkëta. Miqësi luftarake (revolucionare). Miqësi e pathyeshme (e përjetshme, e çeliktë). Miqësi vëllazërore. Miqësia ndërmjet popujve. Traktat miqësie.
- 3. përmb. Gjithë miqtë e dashamirët; njerëzit e afërm. Erdhi (u mblodh) miqësia. Thirri miqësinë në gosti.
- 4. Krushqi. Lidhën miqësi.