Jump to content

minimum

Nga Wiktionary

MINIMUM m. libr.

  • 1. kryes. nj. Sasia më e vogël ose shkalla më e ulët ndër të tjerat në një radhë të caktuar, madhësia minimale; caku më i ulët a më i poshtëm deri ku mund të arrijë diçka; më e pakta; kund. maksimum. Minimumi i domosdoshëm. Minimumi i njohurive. Minimumi i mundësive. Minimumi i të ardhurave (i shpenzimeve). Minimumi i kohës (i punës, i pagës). Minimumi është tri ditë. Pakësohet në minimum. Dha (mori) minimumin.
  • 2. drejt. bised. Dënimi më i vogël; kund. maksimum. I dhanë minimumin. U dënua me minimumin.
  • 3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të ulët; kund. maksimum.
  • 4. përd. ndajf. Të paktën; jo më pak se (me fjalë që shënojnë sasi). Kishte minimum treqind vetë.