Jump to content

mineral

Nga Wiktionary

MINERAL m.

  • Lëndë joorganike ose bashkim kimik natyror, që gjendet i ngurtë a i lëngët në koren e Tokës ose në sipërfaqe të saj dhe përmban metale etj.; xeheror. Mineral i thjeshtë. Mineral i pasur (i varfër). Mineral hekuri (kromi, bakri, plumbi). Nxjerrja (shkrirja) e mineraleve. Përpunimi i mineraleve. Kërkuesit e mineraleve. Uzina e përpunimit të mineraleve.


MINERAL mb.

  • 1. Që ka të bëjë me mineralet; që është mineral ose që përmban mineral; xeheror. Lëndë minerale. Plehra minerale. Kripëra minerale. Shtresa minerale. Burime minerale. Ujë mineral ujë që përmban mineral të tretur. Vaj mineral.
  • 2. Që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, minerar. Industria minerale. Ndërmarrje minerale.