mimikë

Nga Wiktionary

MIMIKË f.

  • 1. Tërësia e lëvizjeve të pjesëve të fytyrës dhe e gjesteve të tjera, me të cilat shoqërohet të folurit ose shprehen ndjenja të ndryshme a një gjendje shpirtërore të caktuar. Mimika e fytyrës. E shpreh me mimikë.
  • 2. Mjeshtëria e të shprehurit të ndjenjave vetëm me anë të lëvizjeve të pjesëve të fytyrës; shprehja e gjendjes shpirtërore me këtë mënyrë. Mimika e një aktori. Mimika e një të sëmuri.