mikrob
Appearance
MIKROB m. biol., mjek.
- 1. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; bakter. Mikrob i dëmshëm (i dobishëm). Mikrobe vdekjeprurëse. Mikrobi i tifos (i tuberkulozit, i fruthit, i tërbimit). Zhvillimi (luftimi) i mikrobeve.
- 2. fig. Diçka e dëmshme dhe e keqe, diçka që të bren përbrenda e të shqetëson; krimb. Mikrobi i indiferentizmit (i pronës private, i interesit vetjak, i mendjemadhësisë). U futi mikrobin e grindjes. U ka hyrë mikrobi. Iu bë mikrob (duhani, një ves).
- 3. fig. Njeri parazit, i dëmshëm për shoqërinë; njeri që s'na ndahet, që na mërzit shumë e s'e durojmë dot. Mikrobet e shoqërisë. Na u bë mikrob.