Jump to content

mikloj

Nga Wiktionary

MIKLOJ kal.

  • 1. Përkëdhel dikë me dashuri, duke e lëmuar a duke i shkuar dorën mbi kokë, mbi supe etj., ledhatoj. I miklonte flokët. I mikloi kokën (ballin, fytyrën, faqet, dorën). Mikloj një fëmijë. Mikloj një mace (një qen, një kalë).
  • 2. E marr me të mirë dikë, ia prish mendjen duke e përkëdhelur me fjalë të bukura e të ëmbla, e lajkatoj; e josh dhe e mashtroj me përkëdhelje.
  • 3. vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më tërheq, më josh. E miklonte muzika (poezia).