Jump to content

mijëvjeçar

Nga Wiktionary

MIJËVJEÇAR m.

  • Periudhë kohe prej një mijë vjetësh. Në mijëvjeçarin e parë para erës së re. Gjatë dy mijëvjeçarëve të kaluar.


MIJËVJEÇAR mb.

  • 1. Që përfshin një kohë prej një mijë vjetësh; që i përket një periudhe prej një mijë vjetësh. Periudhë (histori) mijëvjeçare. Kulturë mijëvjeçare.
  • 2. Që ka një moshë prej një mijë vjetësh. Kështjellë mijëvjeçare. Dru mijëvjeçar.