mijë

Nga Wiktionary

MIJË f.

  • 1. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind. Një mijë lekë. Dy mijë e njëqind. Gati një mijë. Disa mijëra. Dy herë pesëqind bëjnë një mijë.
  • 2. vet. përd. ndajf., bised. Disa mijëra; shumë, pa numër, pa hesap. Erdhën mijëra. Ishin (me) mijëra. Qindra e mijëra. Një bie, mijëra ngrihen.
  • 3. përd. ndajf., bised. Shumë, tepër (në bashkëvajtje me numërorin një). Ta kam thënë një mijë herë. I bëri një mijë pyetje. E mbante me një mijë të mira. Kishte një mijë halle mbi kokë. I nxori një mijë pengesa. Iu bëftë dita një mijë! ur. rroftë e qoftë për shumë e shumë vjet!
  • Me mijë për qind me siguri të plotë; patjetër. Gjysma e mijës (është) pesëqind! mos u mërzit e mos u mendo shumë!, të bëhet si të bëhet!, mos e vra mendjen shumë!; të dalë ku të dalë!