Jump to content

midis

Nga Wiktionary

MIDIS m.

  • 1. Pjesa a vendi në mes të diçkaje, mes. Midisi i rrugës. E vuri në midis. I ra për midis pazarit. Ra në midis.
  • 2. Rrip zbukurues ngjyrash të ndryshme, i punuar me grep, që shërben për të bashkuar dy pjesët e një bohçeje, të një përparëseje a të një çarçafi.


MIDIS parafj.

  • Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të shënuar:
  • 1. Një vend a hapësirë që ndodhet në mes të dy gjërave, të dy qenieve etj. Midis Shkodrës e Tiranës. Midis fushës e malit. Midis detit e tokës. Midis meje e teje.
  • 2. Një vend a një pikë që ka largësi të barabarta nga kreu e fundi, nga skajet a nga kufijtë e diçkaje; në qendër të..., në mes të... Midis tepsisë. Midis rrugës. Midis dhomës. Midis dimrit në mes të dimrit. Midis ballit ke një pikë. kr. pop.
  • 3. Vendin që zë dikush a diçka në mes qeniesh a sendesh të tjera, në një rreth të caktuar; në mes të dikujt a të diçkaje, tek. Midis arave (maleve). Midis pemëve. Midis ushtarëve (studentëve). Vjen midis miqsh (midis shokësh). Erdhi midis nesh (midis jush).
  • 4. Kohën në mes dy caqesh, dy datash etj.; në mes të një periudhe. Midis së hënës dhe së premtes. Midis orës dy dhe dy e gjysmë. Midis verës dhe vjeshtës. Midis shekujsh.
  • 5. Vendin a sendin, përmes të cilit lëviz dikush a diçka; nëpër diçka. Ecte midis shiut (erës, borës). Çante midis dallgëve.
  • Midis të tjerash ndër të tjera, bashkë me të tjerat; përveç kësaj. Bie (është, ndodhet) midis (në mes dy) zjarresh shih te ZJARR,~I. Le të mbesë midis (ndërmjet) nesh! shih te MBES.