meze

Nga Wiktionary

MEZE f.

  • 1. gjell. Ushqim i thatë me gjëra të kripura, si qofte, djathë, sallam, mëlçi, ullinj, vezë të ziera, sallatë etj., që shtrohet e hahet gjatë pijes, zakonisht para buke. Meze e përzier. Një pjatë meze. Ia shtroi me meze e me raki. Pinte pa meze.
  • 2. Gjella më e mirë, gjellë e shijshme; pjesa më e mirë e më e zgjedhur e një ushqimi, e një pijeje etj. Mezja e gjellës (e mishit). Mezja e duhanit (e rakisë).
  • 3. Karremi që vihet në grep për të zënë peshkun.
  • 4. fig. bised. Pjesa më e mirë e më e zgjedhur e njerëzve. Mezja e vendit (e shtëpisë, e qytetit). Mezja e rinisë (e burrave).
  • 5. fig. Lezeti, kripa e diçkaje. Mezja e muhabetit.