Jump to content

metodë

Nga Wiktionary

METODË f.

  • 1. filoz. Tërësia e parimeve teorike themelore që shërbejnë si mbështetje e si udhëheqje për të njohur natyrën e jetën shoqërore dhe për t'i shndërruar ato. Metoda dialektike. Metoda metafizike.
  • 2. Tërësia e mënyrave dhe e mjeteve që përdoren për të studiuar e për të shpjeguar diçka. Metoda krahasuese. Metoda analitike (sintetike). Metoda eksperimentale.
  • 3. Sistem parimesh, kriteresh e rregullash të caktuara, që zbatohen në një fushë të veprimtarisë; tërësi parimesh teorike e rregullash praktike, që shërbejnë si mjet a si rrugë për t'ia arritur një qëllimi të caktuar; mënyrë veprimi. Metodë e re (e vjetër). Metodë e përparuar (e mirë, e keqe, e gabuar). Metodë revolucionare. Metodë shkencore. Metodë matematike. Metoda zinxhir. Metodat e mësimit (e edukimit, e studimit). Metoda e drejtimit (e komandimit, e kontrollit). Metoda e bindjes (e detyrimit). Metoda e realizmit socialist. let., art. Metoda dhe stili në punë. Përmirësimi (përvetësimi) i metodës. Punon me (pa) metodë.
  • 4. Libër që përmban bazat e një shkence, të një arti etj., të shtjelluara në mënyrë sistematike e sipas një rendi të caktuar për t'i kuptuar e për t'i zotëruar sa më shpejt. Metoda e parë. Metoda e violinës (e pianos). Metodë për mësimin e gjuhës.
  • Metoda globale ped., vjet. shih te GLOBAL,~E.