metamorfozë

Nga Wiktionary

METAMORFOZË f.

  • 1. biol. Ndryshim i rëndësishëm në trajtën e jashtme, në ndërtimin e organeve e në mënyrën e jetesës, që pësojnë disa lloje kafshësh gjatë zhvillimit historik ose gjatë kohës së rritjes deri në zhvillimin e tyre të plotë, duke kaluar shkallë-shkallë nëpër disa faza. Metamorfoza e kandrrave. Metamorfoza e bretkosës.
  • 2. fig. libr. Ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka. Metamorfozë e çuditshme. Metamorfoza e ideve të dikujt. Pësoi një metamorfozë të menjëhershme.