metalurgjik
Appearance
METALURGJIK mb.
- 1. Që ka të bëjë ose që merret me prodhimin e me përpunimin e metaleve e të lidhjeve të tyre, që i përket metalurgjisë, i metalurgjisë. Industria metalurgjike. Kombinati metalurgjik. Uzina metalurgjike.
- 2. si em. ~, ~U m. bised. Kombinat a uzinë ku prodhohen metalet e lidhjet e tyre dhe ku bëhet përpunimi i tyre. Metalurgjiku i Elbasanit. Punëtorët e metalurgjikut.