Jump to content

mesore

Nga Wiktionary

MESORE f.

  • 1. Dhomë e vogël e hapur, që ndodhet në mes të dhomave të tjera, paradhomë; rruginë, korridor. Mesorja e katit të parë. Kaloi nëpër mesore. Presin në mesore. Rrinte në mesore.
  • 2. Muri i mesit që ndan dy kthina; mur ndarës, ndërmjetës.
  • 3. Rrip toke në mes të dy arave. I mbjellin edhe mesoret.
  • 4. gjeom. Vijë e drejtë që bashkon një kulm të trekëndëshit me mesin e brinjës përballë tij. Mesorja e trekëndëshit. Mesorja e bazës.
  • 5. Tepsi a enë tjetër me madhësi mesatare. Kallajisi mesoren.
  • 6. gjuh. Tingull që përftohet duke kaluar ajri nëpër gjatësinë e zgavrës së gojës (për bashkëtingëlloren j).