Jump to content

meshë

Nga Wiktionary

MESHË f. fet.

  • 1. Ceremoni fetare që zhvillohet në kishë në ditë të caktuara (në vendet ku vepron kisha e krishterë). Mesha e madhe e pashkëve. Meshë përshpirtjesh. Mesha e së dielës. Çonte (mbante) meshë.
  • 2. Kulaç i mblatur me miell të mirë, që çojnë besimtarët në kishë; mblatë (në vendet ku vepron kisha ortodokse). Meshë e bekuar. Çonin meshë çdo të diel.