Jump to content

mesëm

Nga Wiktionary

MESËM mb.

  • 1. Që është midis dy sendeve, midis dy njerëzve ose në mes të një vargu sendesh a njerëzish; që gjendet në mes të fillimit dhe të fundit të diçkaje (në hapësirë); që është në mes të dy anëve të kundërta; që ndodhet në mes të dikujt a të diçkaje. Kati i mesëm. Rrjedha e mesme (e lumit). Rrugë e mesme. Truri i mesëm. anat. Zorra e mesme. anat. Gishti i mesëm. Shqipëria e Mesme. gjeogr. Lindja e Mesme. gjeogr.
  • 2. Që është në mes të një kohe ose në mes të dy periudhave, të dy shkallëve etj.; që është në mes të dy njerëzve a të dy brezave nga mosha; që nuk është as i ri as i vjetër në moshë, mesatar. Burrë i mesëm. Brezi i mesëm. Vëllai i mesëm. Motra e mesme. Moshë e mesme. Shkolla e mesme shkollë katërvjeçare që vjen pas tetëvjeçares dhe para shkollës së lartë. Arsim i mesëm arsimi katërvjeçar pas arsimit tetëvjeçar, që merret në shkollën e mesme. Vjeshta e mesme. vjet. tetori. Koha e mesme. hist. mesjeta.
  • 3. Që ka gjatësi mesatare, që nuk është as i gjatë as i shkurtër, mesatar. Me shtat (me trup) të mesëm. Valë të mesme. radio.
  • 4. Që ka madhësi, sasi, peshë a forcë mesatare. Tingull i mesëm. spec. Forcë e mesme.
  • 5. Që ka cilësi të kënaqshme, që nuk është as shumë i mirë as shumë i keq, mesatar; i rëndomtë. Nxënës i mesëm.
  • 6. Që ka marrë arsimin katërvjeçar pas shkollës tetëvjeçare, por nuk ka mbaruar ende shkollën e lartë. Agronom i mesëm. Teknik (specialist, ekonomist) i mesëm. Kuadro të mesme.
  • 7. Që i përket një shtrese a klase shoqërore të ndërmjetme, që qëndron në mes të shtresës a të klasës së pasur dhe asaj të varfër. Shtresë (klasë) e mesme. Borgjezi e mesme. Fshatar (nëpunës) i mesëm. Me origjinë shoqërore të mesme.
  • 8. si em. ~ME, ~MJA (e) f. Mesatare.
  • 9. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
  • E mesmja e artë (mesi i artë) keq. shih tek ARTË (i, e).