mes

Nga Wiktionary

MES m.

  • 1. Pika a vendi në qendër të diçkaje, pjesa e diçkaje që ndodhet në largësi të barabartë ose gati të njëjtë nga të gjitha anët a skajet e saj; qendër. Mesi i fushës (i sheshit). Mesi i tepsisë (i tryezës). Në mes të ballit (të faqes). Në mes të oborrit. E vuri në mes të dhomës. Shënoj mesin e rrethit.
  • 2. Pjesa e diçkaje që ndodhet midis kreut e fundit të saj, midis fillimit e mbarimit, midis një ane e anës tjetër etj. Mesi i kërcellit. Mesi i kallirit. Mesi i rrugës. Mesi i litarit. Mesi i vijës. E pres (e këput, e thyej) në mes.
  • 3. Pjesa qendrore brenda diçkaje a pjesa që ndodhet në thellësi të diçkaje; diçka që është e rrethuar nga gjëra të tjera përqark ose që ndodhet në qendër të një rreshti, të një grupi, të sendeve të ndryshme etj. Mesi i rruzullit. Mesi i lakrorit. Gishti i mesit. Në mes të djemve (të vajzave). Në mes të turmës. Në mes të të mirave. Mbeti në mes të pyllit. Në mes të luleve. E vunë (e futën) në mes.
  • 4. Pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut midis kraharorit dhe kërdhokullave, bel; pjesa e veshjeve që mbulon këtë pjesë të trupit të njeriut. Me mes të hollë (të ngushtë, të këputur). Rripi (gjerdani) i mesit. Fustan me mes. E kapi për mesi. Më dhëmb mesi. Rri me duar në mes. U zhveshën nga mesi e lart. U zhyt deri në mes. Përkulem deri në mes. M'u këput mesi u lodha shumë nga një punë e rëndë.
  • 5. Koha midis fillimit e mbarimit të diçkaje; çasti që ndodhet afërsisht në largësi të barabartë nga fillimi e mbarimi i një kohe. Mesi i ditës mesdita. Mesi i natës mesnata. Mesi javës (i muajit, i vitit, i shekullit). Mesi i janarit (i dhjetorit). Mesi i verës (i dimrit).
  • 6. fig. Pjesa midis fillimit e mbarimit të një pune, të një veprimi etj.; kulmi i zhvillimit të një veprimi a veprimtarie. Mesi i punës (i lojës). Në mes të shfaqjes. Në mes të dasmës. Në mes të duartrokitjeve (të zhurmës, të këngës, të qeshurave). Në mes të gëzimit (të haresë).
  • 7. vjet. Mjedis, ambient. Mesi shqiptar. Në të gjitha meset.
  • Në këtë (atë) mes lidhur me këtë, krahas kësaj; ndërkohë, ndërkaq. Mesi i artë (e mesmja e artë) keq. shih tek ARTË (i,e). Mes për mes tej matanë, duke kaluar nëpërmes, mu në mes. Në mes (në pikë) të ditës shih te DIT/Ë,~A. Në mes të tjerave (të tjerash) ndër të tjera, përveç atyre. I bën mes (punës) i shtrohet punës, punon mirë. Hyri (u fut) në mes ndërhyri për të lidhur a për të pajtuar dy palë ose për të mënjanuar mosmarrëveshjet që kanë. E këputi në mes
  • a) e ndërpreu diçka, nuk e çoi deri në fund;
  • b) e dëmtoi rëndë dikë; e fiku. E theu në mes shih te THEJ. E la në mes një punë e la përgjysmë, nuk e çoi deri në fund, e ndërpreu. E la në mes të katër rrugëve (udhëve) dikë shih te RRUG/Ë,~A. E la në mes të udhës (e la në udhë) shih tek UDH/Ë,~A. Lexoj në mes të radhëve (të rreshtave) libr. shih te RADH/Ë, ~A. Përkule (ule) mesin! shtrohu në punë, vëri shpatullat punës! Diç (diçka) luan në këtë mes (këta) shih te LUAJ. Rri me duar në mes (në bel, në brez, në gji, në ijë, në xhep) shih tek IJ/Ë,~A. Bie (ndodhet, është) në mes dy zjarresh shih te ZJARR,~I. E di mesi se ç'ka thesi fj. u. çdo njeri i di më mirë vetë punët a hallet e tij. Mëngë në mes të kurrizit shih te MËNG/Ë,~A. Ta themi në mes tonë ta dimë vetëm ne, të mos e marrë vesh tjetërkush, të mbetet midis nesh.


MES parafj.

  • Përdoret me një emër në rasën rrjedhore:
  • 1. Me kuptimin «në mes të diçkaje; përmes diçkaje». Mes fushave (arave, maleve). Mes erës (borës, shiut).
  • 2. Për të shënuar vendin që zë dikush a diçka midis të tjerëve. Mes studentëve (ushtarëve). Mes nesh (jush, atyre).
  • 3. Për të shënuar marrëdhënie të ndërsjella a të dyanshme ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose palëve. Marrëdhëniet mes shtetesh. Bisedimet mes palëve. Miqësia mes popujve.
  • 4. Për të bërë një krahasim ndërmjet njerëzve a sendeve. Mes teje e atij ka dallime. Ngjajnë mes tyre.