Jump to content

merrem

Nga Wiktionary

MERREM vetv.

  • 1. (e shoqëruar me parafjalën me). Kryej një punë a veprimtari të caktuar, punoj në një fushë të caktuar; ushtroj veprimtarinë time për një kohë të gjatë në një drejtim të caktuar; e kaloj kohën në një farë mënyre ose duke bërë diçka. Merrem me studime (me kërkime). Merrem me sport. Merrem me gjueti. Merrem me muzikë. Merrej me tregti. Merret me edukimin e fëmijëve. Merrej me thashetheme. Me se merresh?
  • 2. vet. veta III (e shoqëruar me parafjalën me). Trajton, flet për diçka. Në kreun e parë autori merret me luftën kundër sëmundjeve ngjitëse. Mbledhja u mor me disa çështje të rëndësishme.
  • 3. bised. Zihem, grindem me dikë; kaloj, humbas kohën kot me dikë. Pse merresh me të? Mos u merr me kalamajtë!
  • 4. vet. veta III bised. Martohet a fejohet me dikë. Ata u morën me dashuri.
  • 5. Pavet. e MARR 23, 29.
  • 6. Pës. e MARR. S'merret me vete. U mor mendimi i punonjësve. Sot merren rrogat. Do të merret më shumë grurë se vitin e kaluar. U mor në punë.
  • Kur s'ke pula, mos u merr me dhelprat (pse hahesh me dhelprat?) shih te PUL/Ë,~A. Më merret (më zihet) fryma shih te FRYM/Ë,~A 2. I merret (i mbahet) goja shih te GOJ/Ë,~A 7. Më merren mendtë shih te MEND,~TË. Më merren sytë shih te SY,~RI 2. Merrem vesh me dikë shih te VESH,~I. Nuk merret vesh nuk kuptohet.