Jump to content

merimangë

Nga Wiktionary

MERIMANGË f.

  • 1. zool. Kafshë me trup të vogël e me ngjyra të ndryshme, me katër këmbë të holla e të gjata, që rron nëpër vende të errëta (nëpër bodrume, në qoshet e dhomave etj.), ku end rrjeta të dendura prej fijesh shumë të holla. Merimanga e shtëpisë (e bodrumeve). Pëlhura (cerga) e merimangës. Shtrati i merimangës. Ra miza në cergën e merimangës.
  • 2. Përdoret si gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje kafshësh të tilla me madhësi e me ngjyra të ndryshme, që dëmtojnë gjethet e frytet e disa bimëve, sidomos të perimeve e të pemëve. Merimanga e argjendtë merimangë shumë e vogël me ngjyrë të argjendtë që dëmton kokrrat e gjethet e agrumeve. Merimanga e kuqe merimangë me trup të vogël, që dëmton shumë lulet dhe pemët. Merimanga e verdhë (e domates) merimangë shumë e vogël, me trup si kon e me ngjyrë të verdhë, që rron si parazit i bimëve duke thithur lëngun e gjetheve. Merimanga e hardhisë merimangë me trup të vogël, me ngjyrë të verdhë në të kuqe, që dëmton gjethet e hardhisë; tenja e hardhisë, krimbi i hardhisë. Merimanga e miellit. Merimanga me kryq (merimanga e kopshteve) merimangë me trup të madh, të mbuluar me një push të hollë, që ka në kurriz një kryq të formuar nga disa njolla të bardha dhe që dëmton pemët. Merimanga e pambukut merimangë me trup të vogël, që dëmton pambukun, disa perime etj. Merimanga e tokës.
  • 3. bised. Pëlhura e merimangës. Fshiu merimangat.
  • 4. fig. bised. Kurth, grackë që përgatitet në mënyrë të stërholluar.
  • 5. fig. Njeri i mërzitshëm që i ngjitet dikujt dhe nuk i ndahet; rrodhe. M'u bë merimangë. Është merimangë ai.
  • End si merimanga keq. përpiqet e ngre kurthe për të dëmtuar të tjerët prapa krahëve. Ka lëshuar (ka zënë) merimangë toka ka ardhur toka për t'u mbjellë. Hahen si merimangat në qyp shih te QYP,~I. Është lidhur me pe merimange diçka shih te PE,~RI. I kishte zënë shosha (hambari) merimanga ishte shumë i varfër, s'kishte bukë në sofër.