Jump to content

merakosem

Nga Wiktionary

MERAKOSEM vetv. bised.

  • 1. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, futem në merak, bëhem merak. Nëna u merakos për fëmijët. Mjeshtri i mirë merakoset për punën. Mos u merakos fare! Përse merakosesh? Nuk merakoset për asgjë.
  • 2. Shqetësohem e kujdesem dhe ndiej përgjegjësi për një punë që të bëhet sa më mirë, bëhem merak për diçka.
  • 3. Më hyn dyshimi, frika a pasiguria për diçka, më futet meraku.