Jump to content

merakli

Nga Wiktionary

MERAKLI mb. bised.

  • 1. Që ka merak për ta bërë çdo gjë në rregull e sa më mirë, që e bën punën me kujdes të madh e me përgjegjësi. Mjeshtër merakli. Amvisë meraklie. Është merakli.
  • 2. Që është i dhënë shumë pas diçkaje, që i pëlqen shumë të merret me diçka. Kopshtar (lulishtar, bujk) merakli. Është merakli pas muzikës (pas sportit, pas librave, pas kafesë).
  • 3. Që bie shpejt në dashuri, që e zë meraku menjëherë. Djalë (burrë) merakli.
  • 4. Që ndien shqetësim të madh për një njeri të afërm a të dashur; që shqetësohet shumë a që e ha meraku për diçka. Prind merakli (për fëmijët).
  • 5. Që ka dyshim, frikë a pasiguri përpara diçkaje të panjohur, të dëmshme, të rrezikshme, të papastër etj.; që ruhet shumë nga gjëra të tilla. Njeri merakli. Është merakli.
  • 6. përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Merakli i madh. Punë prej merakliu. Merakliun s'e zë gjumi për punën.